Fotografitë e mbajtura në një arkiv gjerman zbulojnë se si u testuan pengesat e vendosura për të parandaluar largimin e qytetarëve nga Gjermania Lindore, të cilët përpiqeshin të iknin drejt lirisë. Kushdo që përpiqej të shpëtonte nga shteti komunist, do të ndalohej ose vritej nga rojat patrulluese. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vendi sekret ku Stasi i Gjermanisë Lindore përsosi Murin e Berlinit
1
Një automjet përplaset me një pengesë çeliku në një vend të fshehtë në Gjermaninë Lindore, ku u testuan pengesat që do të parandalonin njerëzit që shpejtonin drejt lirisë nëpër pikat e kontrollit të Berlinit Lindor.
Kjo foto e vitit 1980 është një nga disa të tjera të ruajtura në Arkivin e të dhënave të Stasi-t [Sigurimit Shtetëror]. që zbulon se sa kohë kaluan autoritetet e Gjermanisë Lindore për t'u siguruar që kushdo që përpiqej të shpëtonte nga shteti komunist, do të ndalohej ose vritej gjatë përpjekjeve.
 
2
Pasojat e nga testimi i pengesave në objektin sekret të Gjermanisë Lindore.
Kreu i kërkimit në Fondacionin e Murit të Berlinit, dr. Gerhard Salter, i tha Radios Evropa e Lirë se këto foto janë bërë në një vend në Gjermaninë Lindore të mbështetur nga sovjetikët, i cili vazhdon të mbetet sekret edhe sot e kësaj dite. "Ne kemi skedarë nga Arkivat Federale që përmendin [vendet e testimit], por nuk dimë asgjë më shumë rreth tyre", tha ai.
 
3
Një çift duke shikuar përtej murit në Berlinin Lindor në prill 1983.
Salter tha se testimi i barrierave kundër automjeteve ishte vetëm një pjesë e përpjekjes së gjerë kërkimore dhe zhvillimore për t'i bllokuar njerëzit brenda shtetit policor. Vetë struktura e Murit të Berlinit, thotë ai, u sprovua "për rezistencën e tij ndaj sulmeve me automjete, eksplozivë dhe se si do t'u rezistonte fenomeneve natyrore, si p.sh. larja nga uji gjatë reshjeve të mëdha".

4
Një kamion para një pengese në objektin e kërkimit sekret.
Harald Jager, një ish-nënkolonel i Stasi-t, u tha gazetarëve gjermanë në vitin 2010: "Sa herë që kufiri shkelej [nga dikush që arratisej] ai pasohej nga një analizë. Kjo është arsyeja pse Ministria e Sigurimit të Shtetit formoi grupe pune për të projektuar objekte të përmirësuara teknologjikisht , të cilat më pas u testuan".