Protestat kundër vrasjes së afrikano-amerikanit, George Floyd në Mineapolis, kanë vazhduar në gjithë Shtetet e Bashkuara, në të cilat janë kërkuar ndryshime të politikave të zyrtarëve policorë si dhe çështje tjera të lidhura me racizmin. Përveç SHBA-së, protesta janë organizuar edhe në kontinentin evropian.
Vdekja e George Floydit nxit protesta ndërkombëtare
5
Protestuesit ulen në gjunjë para zyrtarëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, para se të arrestohen për shkelje të vendimeve që kufizojnë lëvizjen në këtë vend.
6
Zyrtarët e zbatimit të ligjit shihen duke mbajtur një burrë gjatë protestës kundër vrasjes së afrikano-amerikanit, Floyd.
7
Disa protestues shtrihen në tokë, kinse kanë vdekur, pas vdekjes që ka ndodhur në Mineapolis, teksa Geoge Floyd ka qenë duke u arrestuar nga katër zyrtarë policorë.
8
Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin, në Nju Orlliens.