Vala e të nxehtit mbërthen Evropën
- AFP
- Reuters
- AP
Pjesë të mëdha të Evropës po përballen me mot ekstrem dhe temperatura që kapërcejnë 40 gradë celsius. Autoritetet nëpër kontinent, veçanërisht në pjesën jugore të tij, kanë lëshuar alarme shëndetësore dhe mjedisore. Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja, në veçanti, janë kapluar nga vala e të nxehtit gjatë fundjavës, e cila pritet të vazhdojë edhe në ditën e fundit të qershorit. (Përgatiti: Trim Haliti)

13
Një çift duke u freskuar me ujë nga një krua publik në Sevillë, më 29 qershor.

14
Dy gra duke përdorur një ombrellë për t'u mbrojtur nga dielli përvëlues, në Lisbonë, Portugali, më 29 qershor.

15
Një grua duke përdorur një flladitëse dore në Sevillë, më 29 qershor.

16
Dy të rinj duke u freskuar me pije e me akullore pranë lumit Tagus, në Lisbonë, më 29 qershor.