Ndërlidhjet

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia


Rikthimi i trupave të ukrainasve të vrarë.
Rikthimi i trupave të ukrainasve të vrarë.

Ukraina tha të premten se ka pranuar 1.200 trupa të paidentifikuar nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje të arritur gjatë bisedimeve të paqes të mbajtura në Stamboll.

“Trupat e 1.200 personave të vdekur janë kthyer në Ukrainë”, tha shtabi ukrainas për të burgosurit e luftës.

“Sipas palës ruse, trupat u përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë personelit ushtarak”.

Javën e kaluar, Moska tha se do t’i dorëzonte në mënyrë të njëanshme Ukrainës trupat e 6.000 ushtarëve të vrarë, gjë që Kievi e quajti një “këmbim”.

Marrëveshja u vu në pikëpyetje më herët gjatë javës pasi Rusia akuzoi Ukrainën se nuk po shkonte që të merrte trupat, teksa Kievi u kundërpërgjigj duke e akuzuar Moskën se po luante “një lojë të ndyrë politike”.

Më herët gjatë javës, Rusia tha se i kishte dorëzuar Ukrainës trupat e 1.212 ushtarëve në vrarë, në fazën e parë të marrëveshjes së arritur në Stamboll.

Marrëveshjet për dorëzimin e trupave të ushtarëve të vrarë në këmbim të ushtarëve të kapur janë të vetmet marrëveshje që kanë rezultuar nga bisedimet e paqes në Stamboll.

Rusia ka refuzuar thirrje që të ndalë pushtimin e Ukrainës që e ka nisur tre vjet më parë dhe i ka kërkuar Kievit që, nëse dëshiron paqe, duhet të heqë dorë nga më shumë territor dhe që Perëndimi të mos e mbështetës në aspektin ushtarak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG