"Diell flakërues": Ukraina ndëshkon forcat e Moskës me raketa të kapura ruse
Teksa kundërofensiva ukrainase po vazhdon, trupat e Kievit në vijën e frontit, pranë Kreminës, në Ukrainën lindore, po përdorin një raketahedhës të kapur termobarik TOS-1A Solntsepyok (shqip: Dielli flakërues), për të shkatërruar forcat e Moskës. (Përgatiti: Albina Kastrati)

5
Pajisja ka një rreze efektive veprimi prej rreth 6 kilometrash. Kombinimi i nxehtësisë së madhe, i shpërthimit dhe dridhjes së prodhuar nga raketa termobarike është veçanërisht e fuqishme kundër pozicioneve të shtrënguara.

6
Pasqyrimi i një polici ukrainas në një dritare, teksa njësiti përgatitet të gjuajë drejt pozicioneve ruse pranë Kreminës.

7
Një polic ukrainas duke përkëdhelur një mace, në vijën e frontit afër Kreminës.

8
Përveç me flakëhedhësin e rëndë, usharët ukrainas, po ashtu, po godisnin një pozicion rus pranë Kreminës me një top D-30.
Në rajonin lindor të Donjeckut, forcat ruse janë në defensivë në Bahmut, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Malyar.
Luftime të ashpra po zhvillohen edhe në Liman, Avdijivka dhe Marjinka, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.