Në front: Përparime të vogla në kundërofensivën e Ukrainës
Forcat e Kievit vazhdojnë luftën e tyre për të thyer mbrojtjen e shumëfishtë të Rusisë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një pamje e qytetit të shkatërruar ukrainas të Nju Jorkut, i cili shtrihet rreth 35 kilometra në veri të Donjeckut të kontrolluar nga Rusia.
Trupat e Kievit morën një sërë fshatrash në jug të Velika Novosilkas dhe pushtuan tokat rreth Bahmutit, si në veri të qytetit ashtu edhe në jug të tij, pranë fshatit Klishçijivka.

6
Një obus vetëlëvizës ukrainas M109 duke lëvizur nëpër tokat bujqësore në rajonin e Donjeckut, më 7 gusht.
Në rajonin e Zaporizhjas, forcat e Kievit u përplasën me atë që ekspertët e përshkruan si një mulli mishi i fortifikimeve ruse -- shumë llogore, fusha të minuara, tela me gjemba, mbrojtje kundër tankeve, kuti pilulash -- që i detyruan njësitë ukrainase të mblidhen në rripa të ngushtë toke ku u ndëshkuan nga artileria ruse.

7
Ushtarët ukrainas ngarkojnë predha 155 milimetërshe në një obus vetëlëvizës M109.
Mbrojtjet janë quajtur "Linjat e Surovikinit", të quajtur sipas gjeneralit rus Sergei Surovikin, i cili komandoi shkurtimisht forcat e Moskës që pushtuan Ukrainën derisa u ul në detyrë në janar.

8
Ushtarët ukrainas duke qëlluar me një obus vetëlëvizës M109 drejt pozicioneve ruse.
Në një fjalim në Uashington më 30 qershor, kryetari i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA-së mbrojti përparimin e Ukrainës. "Që po ecën më ngadalë nga sa parashikonin njerëzit, nuk më befason aspak", tha gjenerali Mark Milley.