Teksa trupat ukrainase po vazhdojnë të avancojnë përreth Hersonit, ndërsa trupat ruse janë zmbrapsur në pjesën më të madhe të rajonit të Harkivit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se jeta “po kthehet kudo ku janë dëbuar okupatorët”. I hedhim një vështrim situatës në disa prej zonave të çliruara. (Përgatiti: Trim Haliti)
Vendbanimeve të çliruara ukrainase "po iu kthehet jeta"

1
Fqinjët duke u përqafuar me njëri-tjetrin, pas kthimit në fshatin e çliruar të Kamjankës, në rajonin e Harkivit, më 2 tetor.

2
Hryhoriy Yanchenko, veteran i ushtrisë sovjetike, i cili ka ikur në Zaporizhja nga Hersoni i kontrolluar nga Rusia, duke i përshëndetur ushtarët teksa mblidhte donacione për ushtrinë ukrainase. Më 30 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dokumentet për aneksimin formal të katër rajoneve ukrainase, që janë pjesërisht të okupuara nga Moska – Zaporizhja, Herson, Donjeck dhe Luhansk. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka quajtur këtë veprim “ilegal”, dhe ai nuk është njohur nëpër botë.

3
Djemtë duke luajtur futboll pranë një shkolle të shkatërruar në Izjum, më 3 tetor. Pasi ushtria ukrainase e rimori kontrollin e qytetit në fillim të shtatorit, u gjet një varrezë masive me 440 varre, e cila tani po ekzaminohet nga ekspertët.

4
Shumë banorë më të moshuar kanë qëndruar në shtëpitë e tyre gjatë luftës, pavarësisht thirrjeve nga qeveria ukrainase që ata të zhvendoseshin në ndonjë vend më të sigurt – një opsion që shumë njerëz në Izjum e patën vetëm përkohësisht në pranverë, para se qyteti të okupohej. Mykola, 62-vjeçar, shihet në këtë foto duke bartur një derë me një karrocë, për të riparuar shtëpinë e tij. Pa rrymë apo gaz, banorët duhet të përgatiten për dimrin e afërt.