Mijëra afganë, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit, por edhe kufijve të shteteve fqinje, për të ikur nga grupi militant. Nga frika për një valë të mundshme të refugjatëve afganë, Turqia ka rritur sigurinë në kufirin e saj që ndan me Iranin, prej nga kanë filluar të vijnë afganët që po ikin nga talibanët.
Turqia fortifikon kufijtë për refugjatët afganë

13
Një ushtar i Turqisë qëndron në vijën kufitare, teksa pas tij shihen ushtarët e Iranit të cilët bëjnë roje në pjesën e tyre të kufirit. Van, 21 gusht 2021.

14
Dhjetëra migrantë, kryesisht nga Afganistani, të arrestuar nga forcat e sigurisë në Turqi, për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit.

15
Benevse nga Afganistani dhe djali i saj dyvjeçar Rehimullah u arrestuan nga autoritetet në Turqi për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata janë vendosur në një qendër të migrantëve në Van të Turqisë më 22 gusht 2021.

16
Çifti Sayyed Fahim Mousavi dhe Morsal Mousavi nga Afganistani u arrestuan nga autoritetet turke në Van më 22 gusht 2021. Së bashku me fëmijët e tyre, ata kaluan paligjshëm kufirin.