"Lodrat e fundit" për fëmijët që vdiqën nga tërmeti
Dhjetëra balona janë varur nëpër mbeturinat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në qytetin Antakia, në Turqi. Autori i veprës, Ogun Sever Okur, thotë se ato janë "lodrat e fundit" si dhuratë për fëmijët që vdiqën nga tërmeti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Balonat kushtuar fëmijëve që vdiqën nga tërmeti shihen natën të lidhur në rrënoja në zonën Hatai, në Turqi, 20 shkurt 2023.

6
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, të enjten ka thënë se numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese që nga 6 shkurti, ka arritur në 43.556.

7
Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.

8
UNICEF-i nuk ka mundur të saktësojë numrin e fëmijëve të vrarë nga tërmetet në Turqi e Siri.