Ndërlidhjet

Mbyllet tubacioni i gazit mes Finlandës dhe Estonisë


Anijet duke kaluar në Gjirin e Finlandës ku gjendet tubacioni nënujor Balticconnector. Fotografi nga arkivi.
Anijet duke kaluar në Gjirin e Finlandës ku gjendet tubacioni nënujor Balticconnector. Fotografi nga arkivi.

Një tubacion nënujor i gazit që lidh Finlandën dhe Estoninë u mbyll më 8 tetor pas një rënieje të papritur të presionit, që me gjasë është shkaktuar nga një rrjedhje. Kështu tha kompania finlandeze e sistemit të gazit, Gasgrid, dhe operatori estonez, Elering.

Gasgrid tha se shkaku i rrjedhjes ende është i paqartë, por aktualisht furnizimet me gaz janë të qëndrueshme.

“Nuk dua të spekuloj për shkakun e rrjedhjes”, tha për Reuters zyrtari i Gasgridit, Janne Gronlund.

Ai tha se gazsjellësi është izoluar me qëllim që të parandalohet humbja e mëtejme e gazit.

Tubacioni Balticconnector, i gjatë 77 kilometra, midis Inko në Finlandë deri në Paldiski në Estoni përshkon Gjirin e Finlandës që gjendet në Detin Baltik dhe shtrihet në lindje në ujërat ruse dhe përfundon në portin e Shën Petersburgut.

Më 2022, gazsjellësi Rrjedha Veriore, që kalon nën Baltik dhe lidh Rusinë me Gjermaninë, u dëmtua nga shpërthimet. Autoritetet thanë se shpërthimet janë shkaktuar nga akte të qëllimshme të sabotimit.

Në kohën kur u vërejt rënia e presionit, gazsjellësi – që transporton gaz në të dyja anët varësisht nga kërkesa – ishte duke transportuar rreth 30 gigavat orë gaz në ditë nga Finlanda në Estoni..

Autoritetet në Estoni tha se do të furnizohen me gaz në Letoninë fqinje.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG