Forcat e rraskapitura të Ukrainës luftojnë pranë Bahmutit teksa dimri po afrohet
Me forcat ruse që kanë vënë nën kontroll qytetin e shkatërruar, Bahmuti është përballur me muaj të tërë luftimesh, ndërsa një kundërsulm nga trupat ukrainase po vazhdon përgjatë krahëve të tij, verior dhe jugor. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një ushtar ukrainas lëshon një dron.
"Sot, një kolonë tankesh ose një kolonë trupash në lëvizje, mund të zbulohet në tre deri në pesë minuta dhe të goditet në tre minutat e tjerë", tha për Wall Street Journal, gjeneralmajor Vadym Skibitsky, zëvendëskomandant i shërbimit të inteligjencës ushtarake HUR të Ukrainës.

6
Ekipet e tankeve ukrainase punojnë me shpejtësi për të zënë pozicione pranë Bahmutit, përpara se të jenë vetë në shënjestër më 13 dhjetor.

7
Pavarësisht disa përparimeve, kundërofensiva e madhe e nisur nga Kievi gjashtë muaj më parë, ka dështuar shumë, me të dyja palët që tani përballen me realitetin e luftës pozicionale.

8
Me fillimin e dimrit në stepat e Donbasit, ushtarët ukrainas janë të vendosur të mbajnë vijën e frontit.