Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë. Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. (Përgatiti: Valona Tela)
Afganistani buzë rënies

1
Mbështetësit e armatosur të ish-komandantit të muxhahedinëve, Ismail Khan, ruajnë vendbanimin e tij. Khan dhe ndjekësit e tij janë zotuar se do të luftojnë së bashku me forcat afgane të sigurisë kundër talibanëve në provincën perëndimore Herat.

2
Ismail Khan (në telefon) - një veteran i luftës sovjetiko-afgane më 1980 - me mbështetësit e tij, më 9 korrik. Ata përgatiten të mbrojnë zonën kundër talibanëve. Khan i ka mbijetuar një atentati nga talibanët në vitin 2009.

3
Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, pas një konference shtypi në Moskë, më 9 korrik. Grupi militant islamik thotë se kontrollon rreth 85 për qind të Afganistanit - një pretendim ky që është vështirë të konfirmohet.

4
Gratë mbajnë armë automatike derisa marshojnë kundër talibanëve në provincën Ghor, më 6 korrik.