Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme.
(Përgatiti: Trim Haliti)
"Zot, mos na harro": Thatësira historike mbërthen Evropën

13
Barka që kanë ngecur si rezultat i pakësimit të ujit në liqenin Brenets, një kanal ndërmjet Francës dhe Zvicrës, më 18 korrik. Sipas Reuters, një kombinim faktorësh ka kontribuuar në gjendjen aktuale të liqenit, përfshirë shkarjet gjeologjike që e kanë shterur një pjesë të ujit, si dhe mungesën e shiut dhe valën e të nxehtit veror.

14
Në Portugalinë qendrore, më 13 korrik, ky fshat dikur i zhdukur nën ujë, ka dalë në sipërfaqe pas rënies së nivelit të ujit në rezervuarin e Kabrilit.