Uji në Amazonë bie në nivelin më të ulët në mbi 100 vjet
Tokë e plasaritur e shtretërve të lumenjve, varka e lundra të bllokuara në rërë, lumenj të tkurrur, peshq e delfinë të ngordhur - këto janë pamjet që ka shkaktuar thatësira e rëndë që ka kapluar rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës në 121 vjetët e fundit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një pamje nga lart tregon një burrë duke ngarë një motoçikletë në liqenin Tefe, i cili u prek nga thatësira e lumit Solimoes. Fotoja u realizua gjatë një fluturimi monitorues të Institutit "Chico Mendes" për Ruajtjen e Biodiversitetit (ICMBio), pranë Tefes, në shteti Amazonëss, Brazil, 4 tetor, 2023.

2
Lumin Tumbira, i cili është prekur nga thatësira e lumit Negro, në Iranduba, shteti i Amazonës, Brazil, 7 tetor 2023.

3
Sebastiao Brito de Mendonca duke ecur në një zonë të thatë të shtratit të lumit Rio Negro, Brazil 13 tetor 2023

4
Drejtuesi i anijes, Paulo Monteiro da Cruz, shikon peshqit e ngordhur në liqenin Piranha, në Manacapuru, shteti i Amazonës, Brazil, 27 shtator 2023.