Një tërmet i fuqishëm goditi Kroacinë më 29 dhjetor. Ai është ndjerë pas orës 12:00 në kryeqytetin Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Qendra Seizmologjike Euro-mesdhetare (EMSC) ka raportuar se fuqia e tij ishte 6.4 shkallë të Rihterit. Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Kroacia pas tërmetit të fuqishëm

1
Ndërtesat e shkatërruara në Petrinja. Foto e bërë nga droni më 30 dhjetor, një ditë pas tërmetit të fuqishëm 6.3 shkallësh që goditi Kroacinë.

2
Ushtarët dhe qytetarët në qytetin Petrinja, pastrojnë afër një ndërtese të dëmtuar nga tërmeti. 29 dhjetor, 2020

3
Njerëzit pastrojnë rrënojat e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në Petrinjë.

4
Një ndërtesë e shkatërruar nga tërmeti më 29 dhjetor, në qytetin e Petrinjës.