Tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit përmes fotove
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.

5
Një nepalez duke qarë ecën nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Baktapur, afër Katmandusë në Nepal më 26 prill 2015.
Më 25 prill, një tërmet prej 7.8 ballësh ua mori jetën mbi 8.800 personave.
Më 25 prill, një tërmet prej 7.8 ballësh ua mori jetën mbi 8.800 personave.

6
Momenti kur cunami godet qytetin Mijako, pak pasi një tërmet prej 9 ballësh goditi veriun e Japonisë.
Mbi 18.400 persona vdiqën pas këtij tërmeti në Japoni, që ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet.
Mbi 18.400 persona vdiqën pas këtij tërmeti në Japoni, që ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet.

7
Pamje nga lartë e shkatërrimeve në pallatin presidencial pasi tërmeti goditi Haitin më 12 janar 2010.
Qeveria e Haitit vlerësoi se nga tërmeti prej 7 ballësh u vranë 316.000 persona.
Qeveria e Haitit vlerësoi se nga tërmeti prej 7 ballësh u vranë 316.000 persona.

8
Të lënduarit nga tërmeti vdekjeprurës që goditi provincën Siçuan, në Kinë më 13 maj 2008.
Tërmeti prej 7.9 ballësh la të vdekur mbi 87.500 persona.
Tërmeti prej 7.9 ballësh la të vdekur mbi 87.500 persona.