Superjahtet e shtrenjta, në pronësi të oligarkëve rusë, po përballen me sfida ligjore, teksa autoritetet në mbarë botën po veprojnë në bazë të sanksioneve ndërkombëtare që kanë për qëllim t’i bëjnë presion personave që janë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. Një numër anijesh, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet të jetë të paktën 1.6 miliard dollarë, janë konfiskuar deri më tani. Rasti i fundit i konfiskimit të një jahti ndodhi në Londër më 29 mars. Në këtë fotogaleri iu tregojmë jahtet e konfiskuara dhe pronarët e tyre, por edhe për disa anije që janë në shënjestër të autoriteteve, përfshirë edhe një jaht që është i lidhur me vetë Putinin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në kërkim të superjahteve të oligarkëve rusë

10
Jahti Eclipse i miliarderit Roman Abramovich është një nga jahtet më të gjata private në botë me 162 metra gjatësi. Vlerësohet të jetë 500 milionë dollarë. Eclipse i shpëtoi sekuestrimit, duke lundruar në portin turk të Marmarasë.
Abramovich ka pasur lidhje të gjata me Putinin dhe ka ndërtuar pasurinë e tij me ndihmën e zyrtarëve të Kremlinit.
Abramovich ka pasur lidhje të gjata me Putinin dhe ka ndërtuar pasurinë e tij me ndihmën e zyrtarëve të Kremlinit.

11
Jahti Lena, 40 metra i gjatë, u sekuestrua nga autoritetet italiane dhe thuhet se është në pronësi të miliarderit rus, Gennady Timchenko, një bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit. Qeveria italiane tha se vlera e këtij jahti ishte rreth 55 milionë dollarë.
Me një pasuri të vlerësuar prej 12.9 miliardë dollarësh, Timchenko është themeluesi i Volga Group, entitet tashmë i sanksionuar. Kjo është një firmë investimi me interesa në energji, transport dhe ndërtim.
Me një pasuri të vlerësuar prej 12.9 miliardë dollarësh, Timchenko është themeluesi i Volga Group, entitet tashmë i sanksionuar. Kjo është një firmë investimi me interesa në energji, transport dhe ndërtim.

12
Kundërshtarët e Kremlinit pretendojnë se Sheherazade, superjahti 140-metrash, me vlerë rreth 700 milionë dollarë, i përket fshehtas presidentit rus, Vladimir Putin. Hetuesit që punojnë për liderin e burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny, thonë se kanë identifikuar anëtarë të shumtë të ekuipazhit si oficerë në Shërbimin Federal të Mbrojtjes së Rusisë (FSO), i cili është përgjegjës për sigurinë e Putinit. Ata anëtarë të ekuipazhit u zëvendësuan papritur pasi u zbulua ai informacion. Kapiteni britanik i anijes mohoi se jahti i përkiste Putinit, por autoritetet italiane po hetojnë, pasi superjahti Sheherazade është ankoruar në ujërat e tyre.