Kina ka zgjeruar masën e izolimit në provincën Hubei, e cila tani njihet si qendër ku ka shpërthyer një lloj i koronavirusit. Masat izoluese vijnë në kohën e përgatitjeve për të shënuar Vitin e Ri Kinez, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e këtij vendi.
Shpërthimi i një koronavirusi në Kinë

1
Udhëtarët duke u kontrolluar nga personeli i sigurisë, të cilët kanë të veshura rroba speciale në hyrje të një stacioni të trenit në Pekin.

2
Pasagjerët shihen me maska në stacionin e trenit në Pekin, Kinë.

3
Pasagjerë të tjerë me maska në Pekin.

4
Një infermiere shihet duke shikuar një termometër, teksa tenton të parandalojë shpërndarjen e virusit vdekjeprurës.