Protesta pas shpërthimit vdekjeprurës në spitalin e Gazës
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Studentët dhe demonstruesit iranianë duke protestuar në mbështetje të palestinezëve përpara Ambasadës britanike në Teheran, mëngjesin e hershëm të 18 tetorit 2023.
Qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës britanike dhe franceze në Teheran në orët e para të 18 tetorit 2023, ndërsa zemërimi u rrit pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gazë.
Qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës britanike dhe franceze në Teheran në orët e para të 18 tetorit 2023, ndërsa zemërimi u rrit pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gazë.

2
Njerëzit janë mbledhur në një protestë para Ambasadës franceze në Tunis, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gazë, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. 17 tetor 2023.

3
Studentë dhe protestues në Teheran ndezin dritat e telefonëve teksa protestojnë para Ambasadës britanike në Teheran, mëngjesine hershëm të 18 tetorit 2023.

4
Protestuesit libanezë me flamuj palestinezë ngjiten në rrethojën e Ambasadës së SHBA-së, në Bejrut, Liban, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gaz më 17 tetor 2023.