Kina ka zgjeruar masën e izolimit në provincën Hubei, e cila tani njihet si qendër ku ka shpërthyer një lloj i koronavirusit. Masat izoluese vijnë në kohën e përgatitjeve për të shënuar Vitin e Ri Kinez, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e këtij vendi.
Shpërthimi i një koronavirusi në Kinë

13
Pasagjerët me maska në Hong Kong.

14
Stafi mjekësor duke veshur uniforma mbrojtëse në një spital në qendër të provincës Hubei.

15
Një njeri duke mbajtur maskë mbrojtëse, teksa ka vizituar një tempull në Shangai.

16
Stafi mjekësor duke bartur një pacient në Spitalin Jinyintan, në të cilin janë duke u trajtuar të prekurit me virus. I njohur si 2019-nCoV, virusi është thënë se është një lloj i koronavirusit që më parë nuk është identifikuar në njerëz. Virusi SARS që ka lënë të vdekur rreth 800 persona në gjithë botën në fillim të viteve 2000 ka qenë po ashtu koronavirus.