“Shoh me ndjenja”: Martohet ushtari ukrainas i verbuar në luftë
- AP
Kur nusja e tij hyri në shtëpinë e familjes së tij, e veshur në fustan të bardhë dhe duke mbajtur një buqetë me lule të bardha në dorën e djathtë, Ivan Soroka nuk qe në gjendje ta shihte. Por, teksa Vladyslava Ryabets po afrohej, Soroka qau nga gëzimi për mundësinë për ta filluar një kapitull të ri në jetë. (Përgatiti: Ekrem Idrizi)

9
Nënat e çiftit të sapomartuar udhëtojnë në bagazhin e një veture gjatë ditës së dytë të festës së dasmës së tyre në periferi të Kievit.
Në përputhje me traditën, pasi të dy familjeve po ua merrte fëmijët martesa, të dy nënat veshën rroba tradicionale ukrainase.
Në përputhje me traditën, pasi të dy familjeve po ua merrte fëmijët martesa, të dy nënat veshën rroba tradicionale ukrainase.

10
Oleksandr Soroka, 55 vjeç, tërhiqet në një karrocë dore nga familjarët dhe mysafirët gjatë festës së dasmës, ku më vonë u hodh në ujë për ta festuar largimin e të birit nga shtëpia.
Veterani i ushtrisë sovjetike tha më vonë se ai ka mundur të regjistrohej në ushtri në vend të të birit. “E fajësoj veten”, tha ai duke iu dridhur zëri.
Veterani i ushtrisë sovjetike tha më vonë se ai ka mundur të regjistrohej në ushtri në vend të të birit. “E fajësoj veten”, tha ai duke iu dridhur zëri.

11
Soroka dhe Ryabets e festojnë dasmën duke ngritur dolli me familje dhe miq.

12
Teksa festa në dasmën e tyre vazhdoi për ditën e dytë, Soroka tha: "Jam duke parë me ndjenja, me emocione".