Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
Shkatërrimet nga përmbytjet në Gjermani

9
Shkatërrimet nga përmbytjet në Bad Neuenahr-Ahrveiler të Gjermanisë. Përveç Gjermanisë, të prekur nga përmbytjet janë edhe Holanda, Belgjika, Zvicra, Austria dhe Republika Çeke.

10
Pas rënies së nivelit të ujit, autoritet gjermane kanë nisur të pastrojnë rrugët.