Nga përmbytjet në Evropë kanë vdekur të paktën 193 persona. Gjermania është shteti që është goditur më së keqi nga përmbytjet, ku kanë vdekur të paktën 156 persona. Autoritetet atje tashmë kanë filluar që të pastrojnë rrugët e shtëpitë e shkatërruara nga përmbytjet.
Shkatërrimet nga përmbytjet në Gjermani

1
Një banore lokale pastroj shtëpinë e saj në Bad Neuenahr-Ahrveiler, në perëndim të Gjermanisë më 17 korrik, 2021. Shkatërrimet nga përmbytjet në Gjermani dhe pjesë të tjera në perëndim të Evropës janë përshkruar si "katastrofike".

2
Një burrë qëndron pranë një ure të shkatërruar në Bad Neuenahr-Ahrveiler në perëndim të Gjermanisë më 17 korrik. Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani ka arritur në 156.

3
Punëtorët komunalë heqin rrënojat dhe mbetjet e tjera në rrugët e Euskrishenit, në perëndim të Gjermanisë më 18 korrik. Përmbytjet në Gjermani konsiderohen si fatkeqësia më e keqe natyre që ky shtet ka përjetuar ndonjëherë.

4
Një fushë futbolli e përmbytur në Bad Neuenahr-Ahrveiler të Gjermanisë. 18 korrik, 2021.