Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Shkatërrim në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm

5
Kështu duket zona afër portit të Bejrutit, ku ndodhi shkatërrimi. Ndërtesa të shumta janë shkatërruar tërësisht, ndërsa shpërthimi, thuhet se është ndjerë në tërë kryeqytetin libanez.

6
Njerëz të plagosur, duke u larguar nga zonat që u goditën nga shpërthimi masiv në Liban.

7
Zjarri dhe tymi i zi del nga një ndërtesë, në zonën e portit të Bejrutit, ku ndodhi shpërthimi.

8
Një grua mban në duar një fëmijë teksa largohet nga një zonë e shkatërruar në Bejrut.