Irani kryen sulme në Izrael
Forcat e armatosura iraniane kanë goditur disa caqe në Izrael, përfshirë aeroportin Ben Gurion, pasi SHBA-ja ia sulmoi objektet kryesore bërthamore.
Agjencia e lajmeve Fars raportoi se u sulmua një aeroport, “një qendër për kërkime biologjike”, bazat logjistike dhe disa qendra komanduese.
Të paktën 16 persona u plagosën në Izrael, tha shërbimi për emergjenca i Izraelit, përfshirë “një 30-vjeçar i cili është plagosur në pjesën e sipërme të trupit nga copëzat e një predhe”.
Pse centrali bërthamor iranian Fordo është aq i vështirë të shkatërrohet?
Fordo është impiant bërthamor për pasurim të uraniumit në Iran, i cili sigurohet rreptë dhe është i fshehur thellë në një mal afër qytetit Kom.
Objektet bërthamore të Republikës Islamike
Irani vazhdimisht ka mohuar akuzat se synon të prodhojë armë bërthamore, duke thënë se programi bërthamor i Republikës Islamike ka qëllime paqësore.
Më poshtë mund të shikoni se ku gjenden disa objektet bërthamore të Iranit:
Irani paralajmëron SHBA-në për pasoja
Irani tha se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore janë “shkelje e rëndë” e Kartës së OKB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
Kryediplomati iranian, Abbas Araqchi, tha se zhvillimet e mëngjesit të sotëm ishin “tronditëse”, duke e paralajmëruar SHBA-në për pasoja.
“Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj që lejojnë reagim të ligjshëm në vetëmbrojtje, Irani rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e vet”, shkroi ai në X.