Qytetarët amerikanë më 5 nëntor votuan në zgjedhjet historike presidenciale, me shtatë shtetet kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Votimet në SHBA përmes fotove
1
Melissa Fehl duke votuar ndërsa pranë saj shihet një mace, e quajtur "Skye", në një vend votimi të hapur në fabrikën e dyshekëve, Pensilvani. 
2
Votuesit duke pritur në radhë para një qendre votimi në Pensilvani, më 5 nëntor 2024.
3
Disa persona presin për të hedhur votën e tyre për zgjedhjen e presidentit të SHBA-së, Ohajo më 5 nëntor 2024.
4
Një tjetër radhë votuesish në një vendvotim në Pensilvani.