Tre gropa masive u zbuluan këtë verë në Yamal Peninsula në veri të Siberisë. Në përpjekje për të zbuluar origjinën e këtyre gropave të formuara, një grup i shkencëtarëve ka zbritur në njërën nga këto gropa të thella, ku si rezultat kanë hasur një një liqen të ngrirë në fund të kësaj grope. Hulumtimi i tyre fillestar supozon që kjo gropë nuk është formuar nga ndikimi i meteorëve, por nga eksplodimi i hidrateve dhe gazrave nëntokësore. Ekipi hulumtues nën udhëheqje të Vladimir Pushkarev, drejtor i Qendrës Ruse për Eksplorime Arktike, beson se shfaqja befasuese e kësaj humnere, nuk paraqet ndonjë rrezik.
Udhëtim në humnerën misterioze të Siberisë
5
Ekipi hulumtues ka mbledhur prova të akullit dhe gurëve.
6
Pamja nga fundi i gropës.
7
Një hulumtues zbret nëpër murin e ngrirë të gropës.
8
Shkencëtarët duke u ngjitur nëpër muret e gropës të thella 200 metra.