Ndërlidhjet

Kthimi në Tokë pas 167 ditësh

Një kapsulë Soyuz, me dy astronautë rusë dhe një amerikan, ka zbarkuar në Kazakistan. Treshja ka kaluar afro gjashtë muaj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula ka ateruar sot, nën mjegull të dendur, në juglindje të qytetit Dzhezkazgan.

Brenda saj gjendeshin rusët Aleksandr Samokutayev dhe Yelena Serova, si dhe astronauti i NASA-s, Barry Wilmore.

Serova ka bërë fluturimin e parë në hapësirë, duke u bërë po ashtu gruaja e parë ruse që shërben në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG