Rusia sulmon me raketa Odesën dhe Mikolajivin
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Njerëzit shikojnë teksa ekipet ukrainase të shpëtimit vazhdojnë punën në rrënojat e një ndërtese administrative të shkatërruar në qendër të Odesës.

10
Policia e Odesës mblodhi copat nga një raketë ruse që shkatërroi ndërtesën administrative të qytetit.