Mijëra rusë kanë protestuar, për të kundërshtuar dënimin e liderit të opozitës, Aleksei Navalny, pasi ky i fundit u dënua me tre vjet burgim. Forcat ruse të sigurisë kanë përdorur forcë kundër protestuesve, që demonstruan më 2 shkurt dhe në orët e mëngjesit të 3 shkurtit. Grupi monitorues, OVID-Info ka raportuar se policia ka arrestuar mbi 1,400 persona.
Shtypja e protestave në Rusi pas dënimit të Navalnyt
5
Navalny duke bërë simbolin e zemrës për gruan e tij, Yulian, teksa ai merr pjesë në seancën dëgjimore në rastin e tij, që u mbajt në një gjykatë në Moskë më 2 shkurt.
6
Yulia Navalnaya del nga gjykata në Moskë, pas dënimit të burrit të saj.
7
Forcat e sigurisë qëndrojnë pranë monumentit të marshallit sovjetik, Georgy Zhukov, që gjendet në Sheshin e Kuq të Moskës.
8
Forca të shtuara të sigurisë në Sheshin Manezh të Moskës.