Rumania ndërton strehimore pranë kufirit me Ukrainën
Anëtarja e NATO-s, Rumania, ka filluar ndërtimin e strehimoreve për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore për banorët që jetojnë pranë kufirit ukrainas, pas sulmeve të përsëritura nga rusët në Ukrainë shumë pranë kufirit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Strehimoret prej betoni janë projektuar për të "mbrojtur banorët" në Plauru dhe do t'u dorëzohen autoriteteve lokale pasi të jenë përfunduar.

6
Ky veprim pasoi një vendim të Bukureshtit për të miratuar "masa mbrojtëse në territorin kombëtar në afërsi të zonës së konfliktit në Ukrainë".

7
Pas prishjes së marrëveshjes që lejonte dërgesat e grurit, Kremlini ka intensifikuar sulmet e tij në portet dhe infrastrukturën e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat janë thelbësore për eksportet bujqësore të nevojshme për të adresuar një krizë globale ushqimore.

8
Ushtarët rumunë duke udhëtuar me një kamion pasi ndërtuan strehimoret.
Qëkur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, NATO-ja është fokusuar në parandalimin e përhapjes së luftës në territorin e saj.
Qëkur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, NATO-ja është fokusuar në parandalimin e përhapjes së luftës në territorin e saj.