Rindërtimi i katedrales Notre Dame pas dëmtimit nga zjarri
Punimet për restaurimin dhe ndërtimin e majës së katedrales Notre Dame po vazhdojnë në Paris, teksa ka mbetur vetëm një vit para hapjes për publikun në kryeqendrën franceze. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Pamje e naosit të katedrales Notre Dame me statuja engjëjsh dhe zbukurime të tjera me tematikë kishtare. Shumë relikte dhe objekte të tjera i kanë shpëtuar zjarrit.
Në një moment gjatë zjarrit, zjarrfikësit, zyrtarët policorë dhe punëtorët komunalë kanë formuar një zinxhir njerëzor për të larguar nga objekti gjësendet me vlerë, të punuara me ar, disa prej të cilave datojnë nga shekulli XII.

14
E ndërtuar sipas stilit gotik francez, punimet në katedralen Notre Dame pritet të përfundojnë gjatë vitit 2024, kur edhe do të hapet për publikun.

15
Një statujë e mbuluar me pëlhurë prej gome për ta mbrojtur nga dëmtimet eventuale gjatë punimeve për rindërtimin e katedrales.