Rindërtimi i katedrales Notre Dame pas dëmtimit nga zjarri
Punimet për restaurimin dhe ndërtimin e majës së katedrales Notre Dame po vazhdojnë në Paris, teksa ka mbetur vetëm një vit para hapjes për publikun në kryeqendrën franceze. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një pamje e katedrales Notre Dame de Paris të premten e 8 dhjetorit 2023 në Paris, Francë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e vizitoi katedralen të premten, duke shënuar numërimin mbrapsht njëvjeçar për rihapjen e saj më 2024. Katedralja po rindërtohet pas zjarrit që e kaploi katër vjet më parë, më 15 prill 2019.

2
Katedralja Notre Dame de Paris e fotografuar nga lart.

3
Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke prekur pjesë të kryqit të vendosur në majë të katedrales Notre Dame de Paris, gjatë vizitës së tij.

4
Një pjesë e kryqit në majë të katedrales Notre Dame de Paris.