Gjyqtarët holandezë kanë shikuar skeletin e rikrijuar të avionit të rrëzuar të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, para gjykimit të katër të dyshuarve, që do të mbahet në Hagë. Incidenti ka shkaktuar vdekjen e 283 pasagjerëve dhe 15 anëtarëve të ekuipazhit. Avioni ishte qëlluar mbi pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)
Rikrijimi i avionit malajzias analizohet para gjyqit për vrasje

1
Avokatët analizojnë skeletin e rikrijuar të avionit të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, në bazën ajrore Gilze-Rijen, në Holandë, më 26 maj 2021.

2
Gjyqtarët do të udhëheqin gjykimin e shtetasve rusë, Oleg Pulatov, Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky, si dhe të ukrainasit Leonid Kharchenko. Që të katërtit do të gjykohen në mungesë, për 298 pika të aktakuzës për vrasje. Vetëm Pulatov ka angazhuar një ekip mbrojtës. Qeveria holandeze ka thënë se avioni është rrëzuar nga separatistët, me një raketahedhës rus Buk. Rusia mohon të ketë gisht në këtë incident.

3
Gjyqtari kryesues, Hendrik Steenhuis (në foto), u ka thënë gazetarëve se “po e realizojmë këtë vizitë te avioni i rindërtuar i MH17, si pjesë e procesit zyrtar penal, i cili do të jetë mjaft i ngarkuar emocionalisht për të afërmit e viktimave”

4
Analizimi i mbetjeve të avionit është transmetuar drejtpërdrejt për familjarët e pasagjerëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit që humbën jetën.