Pasi Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, hebrenjtë hasidikë ukrainas, ashtu sikurse miliona ukrainas të tjerë, u larguan nga vendi -- qartësisht skeptikë nga pretendimi i Rusisë se ajo po kërkonte të "de-nazifikonte" Ukrainën. Ata kërkuan strehim te familjet dhe organizatat bamirëse kudo që mundën. Një organizatë e tillë është edhe fshati humanitar “Machne Chabad”, i vendosur në brigjet e liqenit Balaton në Balatonoszod, Hungari.
Refugjatët hebrenj hasidikë të Ukrainës gjejnë strehim në Hungari

1
Refugjatët hebrenj hasidikë duke vallëzuar gjatë një feste fetare në fshatin humanitar Machne Chabad në Balatonoszod, Hungari, më 11 korrik.

2
Olha Malka, një refugjate hebreje hasidike duke luajtur me vajzën e saj në liqenin Balaton. Machne Chabad ndodhet në një kompleks veror të ish-liderëve komunistë, ku ofrohet strehim i përkohshëm për të, si dhe refugjatët e tjerë.

3
Rreth 400 persona jetojnë në fshatin humanitar, objekti më i madh i këtij lloji në Evropë, i cili drejtohet nga Shoqata e Komuniteteve Hebraike të Hungarisë (EMIH) dhe Federata e Komuniteteve Hebraike të Ukrainës.

4
Autoritetet ukrainase i ndaluan burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç të largoheshin nga vendi kur Rusia nisi pushtimin në shkurt. Por disa, si këta hebrenj hasidikë që luten në Machne Chabad, kanë arritur të largohen.