Reagime nëpër botë pas vdekjes së presidentit iranian
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Klerikët myslimanë në zyrën përfaqësuese të Khameneit në Najaf shprehin ngushëllime për Raisin dhe të tjerët që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit.

6
Një protestuese antiqeveritare duke mbajtur një pankartë të Raisit përpara Ambasadës iraniane në Berlin.
Raisi u quajt "Kasapi i Teheranit" për rolin e tij si një nga gjyqtarët që mbikëqyri ekzekutimet e mijëra të burgosurve politikë në fund të viteve 1980.
Raisi u quajt "Kasapi i Teheranit" për rolin e tij si një nga gjyqtarët që mbikëqyri ekzekutimet e mijëra të burgosurve politikë në fund të viteve 1980.

7
Protestuesit në Berlin duke brohoritur parulla kundër Qeverisë.
Organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut, si Amnesty International dhe Human Rights Watch, e kanë dënuar Raisin. Amnesty International ka kërkuar që ai të hetohet për krime kundër njerëzimit.
Organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut, si Amnesty International dhe Human Rights Watch, e kanë dënuar Raisin. Amnesty International ka kërkuar që ai të hetohet për krime kundër njerëzimit.

8
Një burrë ul në gjysmështizë flamurin kombëtar libanez jashtë pallatit qeveritar, ndërsa kryeministri në detyrë, Najib Mikati, shpalli tri ditë zie në Liban.