Besimtarët e fesë Islame në mbarë botën, shënojnë Muajin e shenjtë të Ramazanit. Prej 13 prillit, ata nisin agjërimin e tyre. Ky është Ramazani i dytë që myslimanët e presin gjatë pandemisë së koronavirusit.
Edhe një Ramazan në pandemi

5
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky punëtor në Peshavar të Pakistanit, ka dezinfektuar një xhami më 13 prill.

6
Ky shitës në Kabul shet shalla, teksa Afganistani, shtet me 99 për qind të popullsisë të besimit Islam, bëhet gati për Muajin e Ramazanit.

7
Më 12 prill, këta palestinezë në Herbaron në Bregun Perëndimor, përdorin teleskopë për të parë Hënën. Hëna e re shënon edhe nisjen e Muajit të Ramazanit.

8
Me maska dhe duke mbajtur distancë, këto gra luten në xhaminë Istiqlal të Xhakartës më 12 prill, një ditë para se të nisin agjërimin 30-ditor.