Koreja e Veriut ka testuar një mori raketash gjatë viteve të fundit, duke përfshirë disa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë vlerësuar se kanë qenë në kuadër të testimeve të sistemeve interkontinentale. Testimet janë parë po ashtu si përpjekje e Phenianit për të treguar se ka sisteme të besueshme raketore që mund të bartin koka bërthamore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ndalon Koresë së Veriut testimin e raketave balistike dhe atyre bërthamore, prandaj edhe ka vendosur sanksione ndaj saj. Por, ky shtet i Azisë Lindore ka shkelur vazhdimisht ndalesën, ndërsa udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, është zotuar se do të rrisë kapacitetet shtetërore për mbrojtje.
Shumica e pamjeve në këtë fotogaleri janë publikuar nga agjencia shtetërore koreanoveriore e lajmeve KCNA, dhe janë shpërndarë nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, e cila nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur datën e shkrepjes së fotografive.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Raketat e Koresë së Veriut

9
Një raketë e re, e lëshuar nga një nëndetëse, e parë gjatë një testimi. Fotografi e publikuar më 19 tetor 2021.

10
Një raketë gjatë lëshimit në kuadër të një manovre ushtarake në Korenë e Veriut, më 10 maj 2019.

11
Raketat balistike ndërkontinentale, të para gjatë një parade të madhe ushtarake, për shënimin e përvjetorit të 70-të të themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane, në sheshin Kim Il Sung, në Phenian, më 9 shkurt 2018.

12
Fishekzjarrët u panë mbi lumin Taedong, gjatë festimeve për Vitin e Ri, teksa vizitorët pozuan para një skulpture akulli të një rakete balistike ndërkontinentale, në Phenian. Fotografi e publikuar më 1 janar 2018.