"Fryma e lirisë": 75 vjet Radio Evropa e Lirë
Nga vijat e frontit të Luftës së Ftohtë deri te llogoret në Ukrainë, fotografitë arkivore tregojnë historinë e Radios Evropa e Lirë, e cila filloi transmetimet në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës para 75 vjetëve. (Përgatiti: Ekrem Idrizi)

17
Korrespondentja e Shërbimit armen të REL-it, Ruzanna Stepanian, mbulon një përplasje midis policisë dhe demonstruesve në Jerevan.
Që nga rrëzimi i komunizmit në Evropë, REL-i ka mbyllur disa shërbime gjuhësore, përfshirë ato që transmetonin për Poloninë, ish-Çekosllovakinë dhe Shtetet Baltike, duke hapur në vend të tyre të tjera, përfshirë në Ballkan dhe Iran.

18
Gazetari i REL-it, Maryan Kushnir, duke filmuar pranë Kievit gjatë javës së parë të pushtimit të plotë rus në Ukrainë në vitin 2022.
Gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, REL-i ka siguruar raportime intensive nga terreni për pushtimin. Sot, REL-i është një organizatë e madhe ndërkombëtare e medias, që raporton në vende ku “shtypi i lirë ose është i ndaluar nga qeveritë autoritare, ose nuk është zhvilluar plotësisht”.

19
Stafi i REL-it në selinë aktuale në Pragë organizon një fushatë për lirimin e koleges së tyre, Alsu Kurmasheva, nga një burg rus në vitin 2023.
Shtatëdhjetë e pesë vjet pas themelimit të saj, REL-i po lufton aktualisht kundër përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për ta mbyllur organizatën.

20
Selia aktuale e Radios Evropa e Lirë në Pragë, Çeki.