Derisa trupat ukrainase luftojnë me forcat ruse, vullnetarët po ndihmojnë aty ku munden. Gjithçka, që nga përgatitja e ushqimeve të ngrohta për trupat e ushtrisë ukrainase, krijimi i veshjeve shumë të nevojshme anti-plumb, e deri te ndarja dhe renditja e mallrave të dhuruara, po bëhet nga vullnetarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qytetarët ukrainas vazhdojnë mobilizimin kundër pushtimit rus

1
Puna në hapësira të ngushta dhe kushte të vështira - gratë duke qepur jelekët e ushtarëve në Vynohradiv, Ukraina perëndimore, më 23 mars.

2
Një vullnetare në Vynohradiv qep jelekë që do të vishen nga ushtarët ukrainas.

3
Vullnetarët pjekin bukë për ushtarakët në qytetin verilindor të Harkivit, 22 mars.

4
Një burrë i moshuar punon gjithçka që ai mundet për të ndihmuar ushtarët ukrainas në luftë. Burrat e moshës 18-60 vjeç janë mobilizuar për të shërbyer në ushtri.