Ndërlidhjet

Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.
Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.

Rezultatet e balotazhit: LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3

• Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

• Në këtë rund, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre.

• Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind.

08:09 9.11.2025

KQZ: Votimi nisi me kohë në të gjitha komunat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi në një konferencë për shtyp se votimi në të gjitha 18 komunat nisi me kohë.

“Materiali zgjedhor dhe fletëvotimet janë shpërndarë me kohë në orët e hershme të mëngjesit në të gjitha qendrat e votimit”, tha Elezi.

08:46 9.11.2025

Rreth 80 prokurorë angazhohen për mbarëvajtjen e votimeve

Zyra e kryeprokurorit të shtetit njoftoi se i ka angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe staf mbështetës të sistemit prokurorial për mbarëvajtjen e procesit në votimit në 18 komunat ku sot po zhvillohet balotazhi i zgjedhjeve lokale.

Ata po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale, tha zyra e kryeprokurorit në një njoftim për media.

“Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Një qytetar duke votuar në balotazhin për kryetar të Prishtinës.
Një qytetar duke votuar në balotazhin për kryetar të Prishtinës.
08:59 9.11.2025

Kurti: Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar këtë mëngjes në një qendër votimi në Prishtinë, duke i cilësuar votimet në balotazh si “ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë”.

Ai tha se u bën thirrje “gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës”.

09:14 9.11.2025

Votimi në Prishtinë

Votimi në Prishtinë
Ju lutem prisni
Votimi në Prishtinë

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:49 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG