Rama: Sot është festa e unitetit dhe demokracisë
Përparim Rama nga LDK shpalli fitoren në Prishtinë dhe tha se sot është festa “e qytetit tonë, e shpresës unitet e demokracisë”.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë konferencës për media tha se Rama ka fituar edhe një mandat në Prishtinë, pasi sipas tij ai ka marrë 51.5 për qind të vota.
Kjo parti paralajmëroi një festë në sheshin Skenderbeu më vonë gjatë natës.
Alban Hyseni fiton në Gjilan
Komunën e Gjilan për katër vjetët e ardhshëm do të vazhdojë ta udhëheqë Alban Hyseni i LVV-së.
Pas numërimit të votave të rregullta, ai ka fituar 61.06 për qind të votave.
“Fitorja jonë ishte e pritshme”, tha Hyseni duke shpallur fitoren dhe duke falënderuar teksa votuesit dhe aktivistët.
Në rundin e parë, për një numër të vogël votash ai nuk arriti ta përmbyllte garën pa balotazh.
PDK e para në Vushtrri
Ferit Idrizi i PDK-së po prin në Vushtrri, pasi ka fituar 54.41 për qind të votave.
Bazuar në numërimin e 88.66 për qind të votave, Sylejman Meholli ka 45.59 për qind të votave.