Ndërlidhjet

Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.
Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.

Rezultatet e balotazhit: LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3

• Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

• Në këtë rund, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre.

• Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind.

20:07 9.11.2025

Në Gjilan prin LVV-ja

Alban Hyseni nga LVV-ja po prin në Gjilan, pasi ka fituar 59.83 për qind të votave, bazuar në numërimin e 54.89 për qind të kutive.

Arbër Ismajli nga LDK-ja ka 40.17 për qind të votave. Dallimi me vota është mbi 3.000.

20:05 9.11.2025

Garë e ngushtë në Mitrovicë të Jugut

Në Mitrovicë të Jugut, sipas rezultateve të deritanishme, gara është e ngushtë mes Faton Pecit nga LVV dhe Arian Tahirit nga PDK.

Me 31.43 për qind të votave të numëruara, Peci është në epërsi me 54.17 për qind, ndërkaq Tahiri ka fituar 45.83 për qind.

Ata kanë një diferencë votash prej 688.

20:03 9.11.2025

Totaj pritet të fitojë në Prizren

Shaqir Totaj nga PDK pritet të marrë edhe një mandat në krye të Prizrenit, pasi pas numërimit të 75 për qind të votave, ai ka fituar 54.97 për qind.

Artan Abrashi i LVV-së ka marrë 45.03 për qind.

20:01 9.11.2025

Rama prin në Prishtinë

Me 46.27 për qind të votave të numëruara, Përparim Rama nga LDK po prin në Prishtinë me 51.15 për qind të votave.

Hajrulla Çeku i LVV-së ka fituar 48.85 për qind.

Bazuar në rezultatet aktuale, gara në Prishtinë vlerësohet e ngushtë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG