KQZ nis me publikimin e rezultateve preliminare
Në ueb-faqen e KQZ-së kanë nisur që të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvillua në 18 komuna.
Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve.
Prizreni i jep edhe një mandat Totajt, sipas exit poll-eve
Sipas tri exit poll-eve, të publikuara në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, pritet të fitojë edhe një mandat në krye të Prizrenit.
Ai u përball me Artan Abrashin në rundin e balotazhit.
Aktualisht, KQZ-ja ende nuk ka nisur me publikimin e rezultateve preliminare.
Pejën e fiton Muhaxhiri, sipas exit poll-eve
Sipas tri exit poll-eve, të publikuara në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, kryetari aktual i Pejës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gazmend Muhaxhiri, parashihet të fitojë edhe një mandat.
Kundërkandidati i tij ishte Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje.
KQZ ende nuk ka nisur me publikimin e rezultateve preliminare.