Horizonti i Penjanit po rritet, dhe jo vetëm me projekte të kota që e përfaqësojnë shtetin e Koresë së Veriut. Pavarësisht sanksioneve dhe izolimit ekonomik, kryeqyteti i këtij vendi është duke u gjallëruar nga ndërtimet e reja.
Penjani “gjallërohet” nga ndërtimet
1
Një kran shihet në majë të një ndërtese në Penjan, më 8 maj 2016. Ndërtimet tani janë të zakonshme për këtë qytet.
2
Pamje e Penjanit. Korea e Veriut shpenzon 1/3 e të hyrave kombëtare në ushtrinë e vet, me shumë pak para që mbesin për ofrimin e infrastruktuës për qytetarët.
3
Por, muajt e fundit vija e horizontit e Penjanit duket ‘futuristike’. Kjo fotografi që tregon planet për ndërtesa të larta dhe blloqe apartamentesh u lëshua në tetorin e vitit 2015.
4
Ky kompleks modern në Penjan u kompletua në vitin 2015. Me një strukturë në formë të atomit, ai funksionon bazuar në energji solare, natyrale dhe gjeotermale.