Protesta e serbëve përmes fotografive
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

9
Radio Evropa e Lirë merr vesh se në protestën e së enjtes morën pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb nga zona të tjera të Kosovës. Bëhet fjalë kryesisht për persona të punësuar në institucionet serbe që funksionojnë në Kosovë.

10
Disa nga qytetarët e mbledhur në Rudarë, me të cilët ka biseduar REL-i, thanë se kanë ardhur për të luftuar për të drejtat e tyre, por ka edhe nga ta që deklaruan se u detyruan të vijnë. Tubimet e tilla janë “obligim pune” për punonjësit në institucionet serbe në Kosovë.
Facebook Forum