Zemërimi i izraelitëve me Netanyahun
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Në reforma përfshihen planet që Qeveria izraelite të ketë kontroll në komitetin që emëron gjyqtarët. Netanyahu ka thënë se reformat janë të dizajnuara për t’ua pamundësuar gjykatave një pushtet të plotë dhe se këto ndryshime janë votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit.

6
Lideri opozitar në Izrael, Yair Lapid, e ka përshkruar shkarkimin e Gallantit si dobësi të re të Qeverisë:
“Netanyahu mund ta shkarkojë Gallantin, mirëpo nuk mund ta shkarkojë realitetin apo zjarrin e njerëzve të Izraelit, të cilët janë duke i rezistuar çmendurisë së koalicionit”.
“Netanyahu mund ta shkarkojë Gallantin, mirëpo nuk mund ta shkarkojë realitetin apo zjarrin e njerëzve të Izraelit, të cilët janë duke i rezistuar çmendurisë së koalicionit”.

7
Pas shkarkimit, Gallant ka thënë në Twitter se “siguria e shtetit të Izraelit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë misioni im jetësor”.

8
Protestuesit duke u përleshur me forcat e rendit.