Protesta e punëtorëve të KEK-ut
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë.

9
KEK-u numëron 3.200 punëtorë, të cilët marrin rrogë bazë mesatare prej 627 eurosh.

10
Në një komunikatë për media nga Bordi i KEK-ut, është thënë se paga mesatare në KEK është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë.

11
Sipas njoftimit të Bordit të KEK-ut, të gjithë punonjësit e KEK-ut kanë sigurim shëndetësor, e kanë të siguruar transportin, pagesat shtesë për përvojën e punës, si dhe pagesën për shujta.