Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor u mbushën me flamuj kuq e zi dhe me simbole të tjera kombëtare. Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Në sheshet e Prishtinës u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.
Prishtina ngjyroset kuq e zi për 28 Nëntor

1
Një balonë me flamurin e Shqipërisë. Prishtinë, 28 nëntor 2021.

2
Fëmijë të veshur me veshje kombëtare vallëzojnë në sheshin “Nënë Tereza”. Prishtinë, 28 nëntor 2021.

3
Në sheshet e Prishtinës, për nder të 109-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u organizuan një sërë aktivitetesh.

4
Flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës janë vendosur në një ndërtesë në qendër të Prishtinës më 28 nëntor 2021.