Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Kosovë për vizitë njëditore. Presidenti serb, me eskortën e tij, ka hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinë. Vizita e Vuçiqit në Kosovë pason katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, siç ka paralajmëruar ai, për të biseduar me serbët.
Presidenti i Serbisë viziton Kosovën
1
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe peshkopi Teodosije, në Manastirin në Banjskë.
2
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në Banjskë u prit nga udhëheqësit e Manastirit. 
3
Presidenti i Serbisë, gjatë vizitës në Manastirin e Banjskës, në veri të Kosovës. 
4
Nga Manastiri i Banjskës, presidenti Vuçiq ka porositur se Serbia do të japë gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen.